ARSENAL 3-1 ASTON VILLA

Foto: premierleague.com
Arsenal del në pjesën e epërme të tabelës
22 October, 2021 @23:08
Fitore ndaj Aston Villës që s’tregoi shumë sonte dhe Arsenal kërcen në pozitën e nëntë të renditjes për momentin, për të dalë në pjesën e epërme të klasifikimit në Premier League.
Thomas Partey dhe Pierre-Emerick Aubameyang shënuan në pjesë të parë, ky i dyti me vështirësi nga penalltia, që u mbrojt nga Martinez për të futur në gol nga topi i dëbuar, ndërsa në pjesë të dytë Emile Smith Rowe vulosi fitoren. Jacob Ramsey shënoi golin e nderit dhe për të prishur portën e paprekur të Arsenalit, për përfundimtaren 3-1 [Partey 23, Auba 45+5, Rowe 56 - Ramsey 82].
Në pesë ndeshjet e fundit, kjo është fitorja e tretë e Arsenalit në Premiership dhe me këtë fitore i ka dhënë fund serisë prej dy barazimeve radhazi. Për Aston Villën, ditët e këqija në dukje. Kjo ishte humbja e tretë radhazi në ligë.