EDHE NJË TRAJNER LARGOHET

Rezultatet jo të mira, trajneri jep dorëheqje
21 October, 2021 @22:35
Pas humbjes së fundit nga Vitia në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit të Ligës së Parë të Grupit B, Fushë Kosova ka mbetur pa trajnerin e deritashëm të saj.
Zylkifli Obërtnica ka dhënë dorëheqje sonte nga posti i trajnerit të pampurëve, pasi që ekipi përfundoi pjesën e parë të kampionatit me dy fitore, dy barazime e pesë humbje, duke qenë në pozitën e tetë, nga dhjetë skuadra sa numëron grupi.
“Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje, kryesia e klubit ka aprovuar kërkesën e trajnerit Obërtinca. Jemi mirënjohës ndaj tij dhe punën e mirë të bërë. I falenderojmë për bashkëpunim, i urojmë shëndet e suksese,” ka shkruar KF Fushë Kosova në njoftimin e saj për largimin e trajnerit.