KA I SHKALLËS II

KA: Gjilani shpëton 2.500€
21 October, 2021 @15:32
Klubi futbollistik Gjilani ka shpëtuar 2 mijë e 500 euro nga dënimi i dhënë prej Komisionit Disiplinor pas derbit mes Dritës e Gjilanit zhvilluar në “Fadil Vokrri” pas Ankesës në shkallën e dytë të Komisionit për Ankesa.
Kryetari i këtij Komisioni Sitki Baftiu në Vendim ka shkruar: Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 20.10.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë miratohet pjesërisht. SC “Gjilani“ i hiqet dënimi në të holla në shumë prej 2500 euro, ndërsa pjesa tjetër 40% nga shuma e përgjithshshme nga dëmi i shkaktuar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë mbetet në fuqi.
Ndërsa si arsyetim ka dhënë: Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika C e Rregullores disiplinore. Vendimi bazohet në fakte të vërtetuara. SC”Gjilani“ nuk ishte organizator i ndeshjes, nuk kishte pranuar zyrtarisht bileta për tifozërinë e vetë nga nikoqiri FC “Drita” si dhe është konstatuar edhe nga përgjegjësi për siguri i FFK-së se nuk kishte numër të mjaftushëm të personave për siguri.