UEL - GRUPI C
Napoli i Rrahmanit, fitoren e parë e arrin ndaj Legias së Kastratit
21 October, 2021 @22:59
Napoli ka shënuar fitoren e parë në Grupin C të Europa League, duke e mposhtur deri tash ekipin e pamposhtur të Legias 3-0 në Romë.
Të gjitha golat e ndeshjes hynë në 15 minutëshin e fundit të lojës, ndërsa serinë e golave për napolitanët e nisi Lorenzo Insigne (76), për ta vazhduar zëvendësuesit Victor Osimhen (80) dhe Matteo Politano (90+5).
Mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani u fut në lojë në vend të Insignes në minutën e 81 të ndeshjes, për të mbrojtur rezultatin, pasi që kjo ishte fitorja e parë e djemve të Luciano Spallettit në grup, ndërsa Lirim Kastrati në anën tjetër u fut në lojë në 20-minutat e fundit të lojës, pa ndonjë rast të veçantë.
Te Legia për 70 minuta luajti edhe U21-shi i Shqipërisë, Ernest Muçi.
Pas xhiros së tretë, renditja në Grupin C është: Legia 6, Leicester 4, Napoli 4 dhe Spartak 1p.