REFERI I DERBIT

Pamje nga edicionet e kaluara
Dardan Çaka drejton derbin e radhës
22 October, 2021 @16:28
Në Superligë, në xhiron e njëmbëdhjetë do të zhvillohet edhe një derbi që pritet të ngjallë interesim të jashtëzakonshëm nga adhuruesit e futbollit kosovar.
Të dielën më 24 tetor me fillim prej orës 13:30 Ballkani pret Prishtinën në Suharekë, ndërsa FIFA gjyqtari i Kosovës, Dardan Çaka, do të jetë kryesori i kësaj ndeshjeje.
Ballkani është lider aktual dhe skuadra e vetme e pamposhtur në Superligë, ndërsa Prishtina kampione aktuale e Kosovës.
Ai do të ndihmohet nga Fatlum Berisha e Alban Ejupi, ndërsa VAR do të kontrollohet nga Mervan Bejtullahu e AVAR nga Besnik Morina.
Mëposhtë, të gjitha ndeshjet dhe referët kryesorë të tyre:
E shtunë, 23 tetor
13:00 Llapi-Drita, Genc Nuza;
13:00 Gjilani-Feronikeli, Visar Kastrati;
13:00 Malisheva-Ulpiana, Bardh Ajeti;
E diel, 24 tetor
13:00 Drenica-Dukagjini, Shpëtim Murtezi;
13:30 Ballkani-Prishtina, Dardan Çaka.