Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Paloschi palon Lazion

REUTERS/Max Rossi

Paloschi palon Lazion


26 January, 2013 @19:48

Chievo ka shkaktuar befasinë fillestare të xhiros së XXII në Serie A, duke e mposhtur Lazion në Romë 0-1. 

Ish sulmuesi i Milanit, Alberto Paloschi, ka shënuar në minutën e 61-të të ndeshjes për t’ia sjellur 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit nga Verona. 

Chievo, që sot udhëhiqet nga ish lojtari i saj që vite më parë i solli në Serie A për herë të parë, Eugenio Corini, ka zhvilluar një lojë të mençur ndaj ekipit të Vladimir Petkovicit, ndërsa kosovari Lorik Cana nuk ka qenë fare në përbërje. 

Lazio mbetet në vendin e tretë  me 43 pikë, e Chievo kërcen në të 11-tën me 28 pikë. 

REZULTATI

Lazio - Chievo 0-1 (Paloschi 61)


 
Të gjitha lajmet nga