Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLD TRAFFORD

Pandemia i kushtoi Manchester Unitedit 28 milionë funta

Pandemia i kushtoi Manchester Unitedit 28 milionë funta


22 May, 2020 @0:54

Dhe atë deri tash. Kjo shifër do të shtohet edhe më. Kështu ka bërë të ditur shefi i financave të ekipit Cliff Baty, që ka treguar numrin e parave të shkuara përgjatë pandemisë coronavirus për klubin anglez.

Nuk do të kenë të drejtë për 20 milionë funta nga transmetuesit televiziv edhe po qe se stinori 2019/20 arrin fundin.

Tetë milionë funta shtesë janë humbur në javët e fundit të muajit mars për shkak të shtyerjes së ndeshjeve. 11 ndeshje të Unitedit janë shtyer për shkak të pandemisë deri tash.

Të ardhurat në klub kanë rënë në tremujorin e funit për 18.7%, ndërsa borxhi i përgjithshëm i klubit është ngritur nga 124 milionë në 429 milionë funta!

Manchester United është në pozitë të pestë të Premier Ligës me 45 pikë, 3 më pak se Chelsea që gjendet në pozitën që dërgon në Ligë të Kampionëve.

Në Europa League ekipi që po drejtohet nga ish lojtari i tyre Ole Gunnar Solskjaer thuajse ka arritur çerekfinalen e garës pasi që në duelin e parë të së tetës së finales mposhti LASK-un austriak si mysafir 0-5 më 12 mars. Ndeshja e kthimit ishte paraparë për 19 mars. (bbc)


 
Të gjitha lajmet nga Premier League