BUNDES
Para derbit të Ruhrit
8 March, 2013 @12:05
Pas arritjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund, i është kthyer menjëherë koncentrimit për ndeshjen e 142-të derbi të Ruhrit.
“Duhet të jemi më të mirë se Schalke gjithsesi,” ka thënë mesfushori i milionerëve, Kevin Grosskreutz, duke kujtuar humbjen në shtëpi ndaj Schalkes në muajin tetor.
Schalke në anën tjetër, ka humbur dy ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Dortmundit ndërsa talenti Julian Draxler është shprehur se ethet e derbit tani më i kanë kapluar të gjithë.
“Edhe familja ime, edhe çdokush tjetër këtu është duke folur për ndeshjen e radhës ndaj Dortmundit,” ka thënë mesfushori 19 vjeçar për faqen zyrtare të UEFA-së.
Dortmund gjendet në pozitën e dytë të Bundesligës me 46 pikë, ndërsa Schalke është e gjashta me 36 pikë.
BUNDESLIGA, NESËR
15:30, Veltins Arena, Gelsenkirchen | Schalke - Borussia Dortmund |