CANA
Cana mposht Stuttgartin
7 March, 2013 @20:26
Kjo është ndeshja e radhës ku kur Lorik Cana luan që nga fillimi i ndeshjes, Lazio nuk pëson gol dhe fiton.
Skuadra e boshnjakut Vladimir Petkovic ka arritur një fitore të madhe në Stuttgart si mysafir 2-0.
Golat kanë ardhur nga Ederson në minutën e 21-të dhe talenti nigerian Ogenyi Onazi që me një mashtrim në mes të fushës, ka vrapuar shpejtë deri në portë duke shënuar golin e dytë të ndeshjes.
Kampioni europian Chelsea është ndarë kokëulur nga Bukureshti duke u mposhtur 1-0. Golin e vetëm për rumunët të cilën më parë eliminuan Ajaxin, e shënoi Raul Rusescu nga penalltia.
Turqit e Fenerbahçes kanë arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj befasisë çeke, Victoria, e cila kishte hyrë në këtë takim si favorite pasi që eliminoi Napolin para kësaj xhiroje.
Golin e vetëm në ndeshje për kanarinat nga Stambolli e shënoi transferi i tyre nga afati kalimtar dimëror, kamerunasi Pierre Webo.
EUROPA LEAGUE, SOT
Victoria Plzen - Fenerbahçe | 0-1 | ||
Steaua - Chelsea | 1-0 | ||
Stuttgart - Lazio | 0-2 |