EUROPA LEAGUE
Para çerekfinales!
7 March, 2013 @13:45
Inter takohet Tottenham-in në kuadër të Europa League, pas fitores së fundit 3-2 ndaj Catania-s të dielën.
Tottenham gjithashtu para ksaj ndeshjeje futet me fitore madje kundër rivalëve të qytetit Arsenal, skuadra e Andre Villas-Boas mposhti Arsenalin me rezultat 2-1 dhe kështu arriti të ngjitet në pozitën e tretë në Premier League.
Aaron Lennon i cili thuhet se është në radarin e Interit për një transferim të mundshem, gjithashtu arriti të shënojë kundër Arsenalit, duke i bërë me dije Interit se nuk do ta ketë të lehtë, edhe pse do të luaj në Guiseppe Meazza.
Herën e fundit kur këto dy skuadra janë takuar, 2010/11, Bale e theu mbrojtjen e Interit me një hat-trick mbresëlënës dhe madje kur kishte të bëjë me një kundërshtar si braziliani, Maicon.
Uellsiani me tre-golëshin e tij, arriti që ta zbus epërsinë e thellë të italianve nga 4-0 në 4-3, atëbotë në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ai natyrisht që do të ketë një përkujdesje të veçantë nga mbrojtja e Interit, mirëpo shumë pak skuadra kanë arritur ta ndalojnë talentin uellsian.
Në anën tjetër Chelsea i Rafael Benitezit e vazhdon rrugëtimin në Europa League kundër Steaua Bukurueshtit. Këta të fundit arritën që të eliminojnë Ajaxin nga Europa League.
Të luash në një garë dytësore në Europë duhet të jetë shumë degradues për skuadrën kampione në fuqi të Ligës së Kampionëve dhe Benitez do të mundohet që së paku të bëjnë diçka më shumë në këtë stinor të vështirë për Chelsean, meqë në fundjavë luajnë kundër Manchester United në kuadër të FA Cup.
Viktoria Plzen la gojë-hapur Napolin, duke i mposhtur 5-0 me rezultat të përgjithshëm dhe do të luajnë kundër Fenerbahçes në këtë raund.
Anzi Machachkala do të luaj me Newcastle, të cilët do të jenë pa kapitenin e tyre Fabricio Coloccini që do të mungojë edhe dy javë.
Stuttgart pret Lazion, Basel do të ndeshet me Zenitin, Levante do të pret Rubin Kazanin dhe së fundi Benfica pret Bordeaux-në në shtëpi dhe do të mundohet ta mbajë rekordin ndaj ekipeve françeze prej të cilave nuk është mposhtur asnjëherë në Portugali.
EUROPA LEAGUE SONTE, 1/8 E FINALES:
18:00 | Anzhi (RUS) | Newcastle (ANG) | |
19:00 | Viktoria Plzen (CEK) | Fenerbahçe (TUR) | |
19:00 | Stuttgart (GER) | Lazio (ITA) | |
19:00 | Steaua (RUM) | Chelsea (ANG) | |
21:05 | Benfica (POR) | Bordeaux (FRA) | |
21:05 | Tottenham Hotspur (ANG) | Inter (ITA) | |
21:05 | Levante (SPA) | Rubin Kazan (RUS) | |
21:05 | Basel (ZVI) | Zenit St Petersburg (RUS) |