JANUZAJ
Ferguson lëvdon Januzajn
7 March, 2013 @21:52
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, në një të ardhme të shpejtë mund të llogarit seriozisht në shërbimet e talentit shqiptar, Adnan Januzaj.
Januzaj, i cili luan për ekipin U21 të Manchester Unitedit, ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjet e fundit, ndërsa së bashku me të, është dalluar edhe 18 vjeçari Nick Powell.
“Adnani është një lojtar shumë i ekuilibruar. Ai është vetëm 18 vjeçar dhe vazhdon ta zhvillojë veten. Ai ka ekuilibër të mirë, shpejtësi të mirë dhe teknikë shumë të mirë,” ka thënë Ferguson për revistën zyrtare të klubit, Inside United.
“Ai dhe Nick, tek lojtarët e rinjë janë në maje. Ata janë shumë të mirë,” ka shtuar trajneri skocez i djajve të kuq.
Adnan Januzaj është i lindur në Bruksel të Belgjikës dhe ka prejardhje nga Kosova. Mesfushori i talentuar njëkohësisht është edhe pjesë e përfaquësueses së të rinjëve për shtetin belg.
Përveç tij, në ekipin e të rinjëve të Manchester Unitedit bën pjesë edhe një tjetër futbollist shqiptar, Federic Veseli, i cili është transferuar në janar të vitit të kaluar nga rivali lokal, Manchester City.