Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GABRIEL JESUS

Para zyrtarizimit te Arsenali

Para zyrtarizimit te Arsenali


28 June, 2022 @17:04

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, është duke kryer testet mjekësore sot te Arsenali, para se të zyrtarizohet si lojtar i ri i ekipit.

BBC Sport ka bërë të ditur se shuma e kalimit të tij prej Manchester Cityt te Arsenali, është rreth 52 milionë euro.

Jesus 25-vjeç ka bërë 236 paraqitje dhe ka shënuar 95 gola për Manchester Cityn, duke fituar katër tituj kampioni në Premier Ligë, tri Kupa të Ligës dhe Kupën FA.

Ai po largohet nga Manchester City pasi që me ardhjen e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, hapësira për të luajtur aty do t’i zvogëlohet, ndërsa edhe pse kërkohej nga disa klube - ai vendosi që të shkojë në Emirates për tu bërë pjesë e the Gunnersave.

Kujtojmë, Arsenali vecse ka nënshkuar me mesfushorin portugez Fabio Vieira nga Portoja, për rreth 40 milionë euro, si dhe është duke negociuar për mundësinë e marrjes së brazilianit të Leeds Unitedit, Raphinha.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League