Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA C3: KOSOVA 1-2 GREQIA

Paraqitje e dobët, humbja e parë në grup

Paraqitje e dobët, humbja e parë në grup


6 September, 2020 @22:48

Një ndeshje për tu harruar për Kosovën ka qenë kjo ndaj Greqisë. Paraqitje tejet e dobët e paorganizuar karshi një ekipi grek të organizuar dhe dinte çka donte dhe kishte studiuar mirë reprezentacionin e Kosovës.

Të gjitha meritat për këtë ndeshje i shkojnë selektorit të ri të grekëve, holandezit Johann van t’Schip që ka pasur të qartë gjithçka lidhur me ekipin e Kosovës dhe përmes dy hutimeve në mbrojtje dhe kthimi ishte i pamundur.

kosovo

Greqia merr lidershipin e grupit me fitore 1-2 [B. Berisha 82 - Limnios 2, Siovas 51].

TABELA AKTUALE

Pas pjesës së parë me një rast të vetëm, në pjesë të dytë goli i hershëm grek me Siovasin çoi gjithçka në pakthim. Ndërrimet e vonshme të Bernard Challandesit (54, 55, 58 me futjen e Bernard Berishës, Florent Hasanit, Anel Rashkajt) ndikuan gjithashtu.

Energjia e Bernard Berishës në pjesë të dytë paksa ngjalli lojën, që solli edhe golin pas një gabimi të portierit grek. E në minutat tjera nuk pati rast për rikthim dhe kështu Greqia shënoi golat e parë në kualifikime dhe kapi lidershipin e grupit me fitore në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve