ISH SULMUESI KUQEZI
Partizani me ofertë ndaj Çanit
2 August, 2017 @13:13
Nënkampioni i Shqipërisë, Partizani, pas zyrtarizimit të trajnerit italian Mark Iuliano, tashmë ka nisur të kërkojë lojtarë të ri në tregun e transferimeve.
Kështu, Panorama Sport ka bërë të ditur sot se ekipi i kuq nga Tirana i ka bërë ofertë zyrtare sulmuesit të dikurshëm të kombëtares shqiptare, Edgar Çani, që tashmë është lojtar i lirë, pas stinorit të fundit të kaluar te Pisa në Serie C.
Çani njihet për shtatëgjatësinë e tij në fushë me 192 centimetrat që i ka, ndërsa derisa ishte pjesë e Shqipërisë, kishte shënuar 4 gola për kombëtaren.