NEROAZZURRI
Vecino, lojtar i ri i Interit
2 August, 2017 @12:11
Mesfushori uruguajan, Matias Vecino Falero, është lojtari i ri i Interit. Neroazzurrët kanë zyrtarizuar lojtarin që arriti nga Fiorentina dhe presin që ai t’i ndihmojë ekipit në garat e Serie A-së, ashtu që ekipi stinorin tjetër të sigurojë një vend në gara europiane.
Vecino, që këtë muaj i mbush të 26-tat, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2021 me ekipin nga Giuseppe Meazza, ndërsa do të punojë tash e tutje nën urdhërat e trajnerit Luciano Spalletti.
Urugujani ka përvojë 6 vjeçare në elitën e futbollit italian, derisa Fiorentina atë e ka huazuar në ndërkohë edhe te Cagliari e Empoli, para se ta kthejë në lojtar startues të 11-shes në dy stinorët e fundit.