MIQËSORE
Rivalët e vjetër takohen sot në Gjakovë
1 August, 2017 @14:10
Sot me fillim nga ora 17:00, dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Vëllaznimi e Prishtina, zhvillojnë një miqësore në stadiumin e qytetit në Gjakovë.
18 ditë para fillimit të kampionatit, skuadrat e Superligës së Kosovës kanë shtuar dukshëm numrin e ndeshjeve miqësore që të jenë sa më të gatshëm për fillimin e sezonit.
Vëllaznimi deri më tash ka zhvilluar 4 miqësore, ndër të cilat ka 3 fitore dhe 1 humbje, ndërsa Prishtina deri më tash ishte në përgatitje në qytetin e Banjës, para se të kthehej në Kosovë për të vazhduar organizimin e miqësoreve të ndryshme.