TURQI
Galatasaray siguron N’Diayen
1 August, 2017 @10:42
Galatasaray zyrtarisht ka bërë të ditur se futbollisti senegalez, Papa Alioune Badou N’diaye, ka kaluar testet mjekësore të klubit dhe shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i ekipit.
Për shërbimet e mesfushorit 27 vjeç senegalez, Galatasaray i ka paguar Osmanlisporit 7.5 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa vetë lojtari do të përfitojë 2.2 milionë euro për stinor.
N’Diaye qe dy stinorë është pjesë e Osmanlisporit, ndërsa ka shënuar 17 gola me klubin në Superligën turke, para se të vinte aty nga Bodo Glimt norvegjeze.