NEYMAR JR

REUTERS/Arkiv
PSG me leje nga Komuna për Neymarin
1 August, 2017 @8:31
Afrimi i sulmuesit brazilian, Neymar, gjithnjë e më shumë po shkon drejt realizimit, derisa sot mediat e ndryshme raportojnë se Paris St Germain ka marrë leje nga Komuna e Parisit për paradën e ceremonisë së ardhjes së lojtarit nëpër qytet.
Neymar thuhet që shpejt do të kryejë testet mjekësore në Katar, para se të bëhet anëtar i ri i Paris St Germainit për rekord dëmshpërblimin e paguar në futbollin botëror, prej 222 milionë eurove.