PAS PREZENTIMIT

Mladen Milinkovic, trajner i ri i Kukësit/ Foto: kukesi.al
3 trofe me Kukësin
1 August, 2017 @9:28
Trajneri i deritashëm i Luftëtarit të Gjirokastrës, serbi Mladen Milinkovic, është zyrtarizuar si trajner i ri i Kukësit ditë më parë.
Strategu 49 vjeç do të zëvendësojë Ernest Gjokën në postin e trajnerit, që u largua nga drejtuesi i klubit të Kukësit, pas eliminimit nga kualifikimet për Ligë të Kampionëve.
Gjoka, kishte bërë Kukësin kampion për herë të parë në histori të vendit, por kjo nuk mjaftoi për drejtuesit e klubit të kaltër nga Veriu i Shqipërisë.
Dua të fitojë 3 trofe me Kukësin - MILINKOVIC
“Mendoj se trajnerët e kaluar të Kukësit, Gjoka dhe Duro kanë punuar shumë mirë. Nëse sezonin e shkuar ata fituan nga një trofe, unë do të mundohem të fitoj 3, nëse jo 3, të paktën 2,” ka thënë Milinkovic në ditën e zyrtarizimit të tij.
“Kam ardhur me projekt të qartë. Dua që Kukësi të zhvillojë lojë të bukur dhe ti jap mundësi lojtarëve të rinj. Të aktivizojmë disa nga futbollistët e rinj duke menduar pastaj për t’i shitur ata dhe për të fituar klubi,” ka treguar ndër të tjera ish trajneri i deritashëm i Luftëtarit, Milinkovic.