RAUNDI III KUALIFIKUES

Biletat: Skënderbeu - Mlada
1 August, 2017 @10:32
Skënderbeu i Korçës që u mposht 2-1 në Çeki nga Mlada Boleslav në përballjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Europa Ligës, për ndeshjen e kthimit që zhvillohet të enjten në Elbasan Arena, ka hedhur biletat në shitje.
Biletat variojnë prej afro 2 euro në tribunat pas golit, deri në afro 30 euro për VIP ulëset.
ÇMIMORJA:
Tribuna G dhe C – 200 Lekë
Tribuna D dhe F – 300 Lekë
Tribuna E – 400 Lekë
Tribuna A1, A4 dhe B1, B5 – 1000 Lekë
Tribuna A2, A3 dhe B2, B4 – 1500 Lekë
Tribuna B3 – 2000 Lekë
Tribuna VIP – 4000 Lekë