NGA VERONA NË KORÇË

Skënderbeu huazon sulmuesin e Chievos
1 August, 2017 @15:01
Sulmuesi i ri i Chievos nga Serie A italiane, Ali Sowe, është futbollist i ri i Skënderbeut të Korçës, ka bërë të ditur vetë klubi korçar përmes një njoftimi pak më parë.
Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare huazimi me ekipin korçar.
Ganezi Sowe, 23 vjeç, është qe 4 vjet lojtar i Chievos, por të marrë përvojë ai gjithnjë huazohet nëpër ekipet e ligave të ulëta italiane.
Ai ka qenë pjesë e Latinas, ndërsa ka luajtur edhe për Pescaran dhe Juve Stabian në ndërkohë.
Sowe është 191 centimetra i gjatë dhe në stinorin e kaluar në Serie C ka shënuar 6 gola në 18 ndeshje për Vibonesen, për të cilët luajti në pjesën pranverore të stinorit 2016/17.