LABINOT IBRAHIMI
Ibrahimi vazhdon me Partizanin e Iulianos
1 August, 2017 @14:08
Mbrojtësi i dalluar i ekipit të Partizanit të Tiranës, Labinot Ibrahimi, ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën edhe një stinor me ekipin e tij.
Partizani këtë stinor do të drejtohet nga italiani Mark Iuliano, ndërsa Ibrahimi përkundër spekulimeve se mund t’i kthehet Superligës së Kosovës, ka bërë të ditur se do të vazhdojë me “demat e kuq” nga Tirana.
Ibrahimi 31 vjeç është lojtar standard i Partizanit, ndërsa në stinorin e fundit ka pasur 25 paraqitje për ekipin e tij në 36 xhiro të zhvilluara, ku të kuqtë përfunduan stinorin si nënkampion të Shqipërisë.