AUDI CUP SEMI'S

Liverpooli deklason Bayernin, arrin finalen
1 August, 2017 @23:36
Pas Atletico Madridit, finalisti i dytë i ‘Audi Cup’ është Liverpooli.
Skuadra e drejtuar nga gjermani Klopp zhvilloi një paraqitje shembullore ndaj Bayernit, i cili po zhvillon një parasezon shumë të dobët.
Epërsia e Liverpoolit erdhi nga Sadio Mane, ndërsa për 2-0 u përkujdes lojtari i ardhur këtë verë, Mohamed Salah, për ta mbyllur kështu pjesën e parë me epërsi dygolëshe. Pak para fundit, rezultatin final e vendosi anglezi Daniel Sturridge me një supergol, mirëpo fatkeqësisht gëzimi i tij zgjati pak, pasi që lojtari në fjalë pësoi një tërheqje muskulore.
Finalen ndaj Atletico Madridit Liverpooli e luan nesër, kurse Bayerni luan ndaj Napolit për vendin e tretë.
All Goals & Highlights HD - Bayern Munich 0-3… by football365life2