QARABAG
Agolli një hap larg Ligës së Kampionëve
1 August, 2017 @20:52
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, me ekipin e tij, Qarabag, duke e mposhtur në ndeshjen e dytë të raundit të tretë në kuadër të Ligës së Kampionëve, skuadrën Sheriff me rezultat 2-1, u kualifikua në fazën e fundit të eliminimeve për Champions League.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0, derisa në ndeshjen e dytë përmes golave të Dino Ndlovu (45’+) dhe Michelit (87’), Qarabag e siguroi kualifikimin.
Me këtë fitore, Qarabag e siguroi Europa Leaguen, derisa kundërshtarin për raundin e fundit do ta mësojë me 4 gusht kur edhe do të hidhet shorti.