CHAMPIONS
Partizani zëvendëson Skënderbeun në Ligën e Kampionëve
7 June, 2016 @3:13
Pezullimi i Skënderbeut nga UEFA në garat europiane, i ka hapur rrugë nënkampionit të Shqipërisë, Partizanit.
Të kuqtë nga Tirana do ta përfaqësojnë Shqipërinë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, duke e mbushur kështu vendin e zbrazur nga Skënderbeu.
Partizani do të hujë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve nga rrethi i dytë, ndërsa do të merr pjesë nga vazoja me ekipet më të dobëta në short, ndryshe nga Skënderbeu, i cili për shkak të pikëve të fituar sidomos në stinorin e fundit, ishte paraparë të hyjë në short nga vazoja e favoritëve.