Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 1-0 ARBERIA

Pas 3 humbjeve, fitorja vjen me penallti

Foto: prishtinafc.com

Pas 3 humbjeve, fitorja vjen me penallti


4 November, 2020 @16:16

Prishtina më në fund ka shënuar fitore. Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani i ka dhënë fund ecurisë më të keqe deri tash këtë stinor dhe pas 3 humbjeve radhazi ka arritur të shënojë fitore.

Prishtina ka mposhtur debutuesin në Superligë, Arbëria, duke e mposhtur 1-0 [Enis Gavazaj 11] përmes një penalltie të akorduar herët në ndeshje, të cilën e shndërroi në gol, mesfushori i ardhur këtë stinor te bardhekaltërit, Enis Gavazaj.

Prishtina shfaqi lojë por sërish munguan golat. Rastet që i kishte nuk u konkretizuan, ndërsa edhe Arbëria provonte të befasonte gjatë momenteve të caktuara, por pa fat.

Bardhekaltërit patën rast të mirë që ta ngrisin epërsinë në 2-0 me Besnik Krasniqin (44), por ai e lëshoi këtë rast.

TABELA AKTUALE

Më pas tentoi edhe Oto John (66), por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja e mysafirëve të kujdesshëm.

Arbëria në anën tjetër ka pësuar humbjen e katërt me radhë dhe tashmë ekipi i Arbnor Morinës ka kaluar një rënie në renditje, që mund tu kushtojë shumë.

Rasti i vetëm i tyre që ia vlen të përmendet në këtë përballje ka qenë mundësia që Arrabal e kishte kah fundi i lojës - pa sukses.

Kështu, me fitoren minimale sot, Prishtina ka arritur të ndërprejë serinë e humbjeve në Superligë, për të kërkuar ngritje forme në përballjet e radhës.

Ndërsa Arbëria tashmë duhet të konsolidohet mirë për të çuar pjesën e parë të stinorit deri në fund me shpresa për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga