DRENICA

Pas eliminimit, pason dorëheqja!
17 March, 2021 @19:04
Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës nga Dukagjini i Ligës së Parë, Bledar Devolli ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetrajnerit të Drenicës.
Lajmi u bë i ditur nga klubi skenderajas përmes një postimi në Facebook, ndërsa dorëheqja e Devollit u paralajmërua nga vetë ai menjëherë pas ndeshjes.
Në njoftim thuhet që dorëheqja e Devollit është aprovuar nga klubi, ndërkohë që ditëve të ardhshme klubi do të njoftojë se kush do ta drejtojë skuadrën në vijim.