Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLEDAR DEVOLLI

Devolli paralajmëron dorëheqjen pas ndeshjes së Kupës

Devolli paralajmëron dorëheqjen pas ndeshjes së Kupës


17 March, 2021 @17:03

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, u tregua tejet i zhgënjyer pas humbjes së sotme në Kupë, ku skuadra e tij u eliminua nga skuadra e Ligës së Parë, Dukagjini.

RAPORTI I NDESHJES

Devolli në intervistën e tij pas ndeshjes u ankua për referimin e gjyqtarit anësor, për të cilin tha se e mbante flamurin e lartë në favor të kundërshtarit sikur ta gishte dorën në gips, derisa paralajmëroi se mund të largohet nga drenicakët pas bisedës që do ta bëjë me presidentin e klubit.

“Fati i kundërshtarit që e çoi topin në rrjetë, ndërsa pastaj për pjesën time çfarë të flas? Anësori e kishte hedhur dorën në gips, apo allçi siç i themi ne. Çfarë të flasim më për futboll? Unë nuk jam marrë kurrë me referët as nuk dua të merrem kurrë. Por është gjynah sepse këta djemë punojnë gjatë gjithë javës, ndërsa ne sakrifikojmë dhe lëmë familjet e vijmë këtu të punojmë. Do të flas me presidentin, me rrezik që ta mbylli këtë punë këtu, sepse është e kot. Më vjen keq për njerëzit që investojnë për sportin dhe për këta djemë që punojnë gjatë gjithë javës”, tha Devolli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga