Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STËRVITJA E FUNDIT PARA NDESHJES SË PARË

Pas stërvitjes së sotme, pushim dhe fluturohet drejt Qipros

Fotot: FFK

Pas stërvitjes së sotme, pushim dhe fluturohet drejt Qipros


31 May, 2022 @0:26

Dardanët tashmë duket të jenë gati për edicionin e radhës të Ligë së Kombeve. Kosova përkundër të gjithave është përgatitur mirë në ditët e fundit, ndërsa lojtarët duken në disponim të mirë para ndeshjes së parë ndaj Qipros në histori.

Kosova bën pjesë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve, ndërsa ndeshjen e parë të grupit do ta zhvillojë në Larnaca të Qipros, ku ishullorët presin Dardanët.

Stërvitja e sotme është paraparë të nis në ora 10:30 dhe atë në Fadil Vokrri, ndërsa pas përfundimit të saj ekspedita e Kosovës drejtuar nga përzgjedhësi Alain Giresse do të merr fluturimin drejt Qipros, në mëngjesin e nesërm. Pra, lojtarët pritet që pas stërvitjes të kenë tërë pjesën tjetër të ditës për relaks, pasi që në planin organizativ nuk është bërë e ditur për ndonjë aktivitet tjetër të tyre.

Kosova siç dihet, është në grup me Qipron, Greqinë dhe Irlandën Veriore, ndërsa në kalendarin e ri të ndeshjeve, brenda këtyre dy javëve reprezentacioni do t’i zhvillojë katër ndeshjet prej gjashtëve në total sa do të luhen në grup. Pra, secila ndeshje do të jetë e rëndësisë së veçantë, për të vazhduar shpresat për në shtator, për një renditje sa më lartë në grup.

E se si do të shkojnë ndeshjet, mbetet të shihet në duelet e qershorit që nisin prej datës 2 dhe përfundojnë më 12 qershor.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT

Kujtojmë, në stërvitjen e fundit të Kosovës u ftuan edhe katër futbollistë nga Kosova U21 për të bërë dy ekipe të forta për një test të Giresse, derisa Leard Sadriu, Ilir Krasniqi, Valon Zumberi dhe Qëndrim Zyba shijuan së paku në stërvitje atmosferën e seniorëve, ku mëtojnë të jenë në të ardhmen.

Kosova nuk është ndeshur asnjëherë me Qipron në histori të saj të re, ndërsa njëjtë nuk është takuar asnjëherë edhe me Irlandën Veriore. Sa i përket Greqisë, me ata Dardanët kanë zhvilluar takime të shpeshta në vitet e fundit, pasi që qëlluan në një grup si në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve ashtu edhe në grupin e rregullt kualifikues për në Kampionatin Botëror të Katarit 2022. Në asnjërën nga ato, Kosova nuk ka arritur të shënojë fitore.

Por kësaj radhe Kosova ka edhe Arbër Zenelin në ekip, që ka qenë i lënduar në përballjet e mëparme dhe ai ka një thirrje.

“Mund të presim ndeshje shumë të mira. Shpresoj ta nisim me fitore ndaj Qipros në ndeshjen e parë e pastaj ndaj Greqisë ta kemi stadiumin e mbushur me shikues. Më kanë munguar shumë paraqitjet me Kosovën. Jam kthyer në shkurt, pastaj pata rastin të vij në mars por u lëndova sërish, ndërsa tani jam shumë mirë. Për Kosovën duhet ta japim maksimumin të gjithë. Duhet mos e kursejmë veten për shtetin tonë, për shikuesit që vijnë dhe për të gjithë shqiptarët që janë gjithandej. Jam në formë të mirë, por çdo minutë më shumë për mua është e rëndësishme. Pres ndihmën e shikuesve kundër Greqisë dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive” - kanë qenë fjalët e Arbërit, që luan në Ligue 1 për ekipin Reims dhe japin shpresa për fillim të mbarë të Giressit në ndeshjet e tija të para zyrtare me Kosovën.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Giresse


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve