Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Alain Giresse publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

Alain Giresse publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit


Teksti: FFK

23 May, 2022 @15:24

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00. Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor. Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.

Lista e Kosovës:

Arijanet Muric, Samir Ujkani, Visar Bekaj; Mërgim Vojvoda, Lirim Kastrati, Fidan Aliti, Mirlind Kryeizu, Amir Rrahmani, Bejamin Kololli, Edvin Kurtulus, Ibrahim Dresevic; Betim Fazliji, Valon Berisha, Florent Muslia, Florian Loshaj, Blendi Idrizi, Toni Domgjoni, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Donat Rrudhani, Emir Sahiti, Arbër Zeneli, Zymer Bytyqi, Vedat Muriqi.

a


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve