Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL

Pas titullit, kërkojnë rekordet

Foto: premierleague.com

Pas titullit, kërkojnë rekordet


Shkruan: BBC/ A. Shearer

2 July, 2020 @13:40

Nuk do të ketë asnjë tifoz në Etihad sonte, kur kampioni i ri i Premier League do t’i del përballë ish-kampionit.

Liverpool, që priti tri dekada të mundimshme titullin kampion dhe e arriti këtë duke i falenderuar fitore së Chelseat ndaj Manchester Cityt, sonte do t’i dalë përballë pikërisht ekipit të Pep Guardiolës.

City do të mbajë gardën e nderit para ndeshjes, duke i përshëndetur futbollistët e Liverpoolit, por me siguri ky respekt nuk do të jetë i pranishëm në fushë - ku nxënësit e Guardiolës do të tentojnë t’i fitojnë ata të Jurgen Kloppit.

Pas titullit, që ia morrën Cityt, tash Liverpool i Kloppit po ndjek rekordet e Cityt. Të mos harrojmë, Klopp është gjermani i parë që si trajner arrin të fitojë titullin e Premier Ligës.

Me 7 ndeshje të mbetura deri në fund të stinorit, Liverpool do të ketë mundësi të arrijë në 107 pikë, për t’ia thyer rekordin Cityt 2017/18.

Gjithashtu, City mban rekordin për margjinën më të madhe të pikëve në triumf, 19 pikë, 2017/18.

Si dhe e ka numrin më të madh të fitoreve, 32 (2017/18 dhe 2018/19).

Gjithçka është në dorë të Liverpoolit dhe Jurgen Kloppit dhe atë që nga sonte, kur si kampionë do t’i dalin përballë ish-kampionit prej orës 21:15.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League