Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA PAS NDESHJES

Patëm fat! Tovërlanin e propozoj Ministër të Mbrojtjes në Qeverinë e re

Foto: FCBallkani/fb

Patëm fat! Tovërlanin e propozoj Ministër të Mbrojtjes në Qeverinë e re


3 June, 2020 @18:21

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, nuk është se është ndarë i kënaqur nga loja e ekipit të tij sot.

Ballkani barazoi si vendas në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Feronikelit, pa gola 0-0.

“E kemi ditur që nuk do të jetë lehtë ndaj Feronikelit, ata janë kampion në fuqi. Njëjtë, e dimë se ata në Kupë do të luajnë më kujdesshëm pasi që është rruga e vetme për të dalë në gara evropiane,” ka thënë fillimisht Munishi.

Kurse, sa i përket lojës së ekipit të tij, ai ka vlerësuar se kanë pasur fat.

“Mendoj se patëm fat. Ata i kishin rastet më të mira se ne. Ne nuk ishim mjaftueshëm të koncentruar dhe na mungonte pasimi i fundit. Por, sa i përket rezultatit të sotëm, mendoj që ka qenë real,” ka shtuar Munishi.

Në pyetjen e gazetarit të Supersport Kosovës se si e mendon ndeshjen e radhës, atë të kthimit ku edhe do të përcaktohet përfundimisht finalisti i Kupës, Munishi ka pasur përgjigje në stilin e tij.

“Nuk e di, këtu Feronikeli u mbrojt shumë mirë. Nëse edhe në Drenas e luan lojën e njëjtë, atëherë p’e bëjmë Afrim Tovërlanin Ministër të Mbrojtjes në Qeverinë e re,” ka thënë duke qeshur trajneri karizmatik i Ballkanit, për të vazhduar.

“Atje patjetër që do të luhet lojë më e hapur dhe do të ketë futboll.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga