Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSSONERI

Pazzini kthjellë Milanin

REUTERS

Pazzini kthjellë Milanin


28 April, 2013 @23:47

Skuadra e Massimiliano Allegrit, Milan, ka arritur që të këndellet në 15 minutat e fundit të takimit dhe me tre gola të shënuara ka përmbysur epërsinë e Catanias nga 1-2 në 4-2. 

Ka qenë ish sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini, që ka shënuar dy herë brenda tre minutave (75 dhe 78) për t’ia dhënë epërsinë Milanit, ndërsa krejt në fund Mario Balotelli nga penalltia ka përfunduar dilemat për fituesin e ndeshjes. 

 

Catania ka qenë dy herë në epërsi gjatë ndeshjes, 0-1 dhe 1-2, por ‘takati’ i tyre zgjati vetëm deri në minutën e 75-të.



SERIE A, SONTE:

Milan - Catania 4-2

 
Të gjitha lajmet nga Serie A