JUVE
Juventusi qesh i fundit!
28 April, 2013 @18:14
Zonja e vjetër e bëri edhe hapin e parafundit drejt sigurimit të titullit të sivjetëm. Bardhezinjtë në derbin lokal arritën që ta mposhtin Torinon me rezultat 0-2.
Rezultati fillestar mbeti i pandryshuar deri në minutën 86’ kur Arturo Vidal shënoi për ekipin e tij, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë epërsia e Juventusit u dyfishua me golin e Claudio Marchisios.
Mesfushori kuqezi i Torinos, Migjen Basha, luajti gjatë tërë takimit, kurse ekipi i tij mbeti me një lojtar më pak në minutën 90’ kur polaku Kamil Glik u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Me këtë fitore Juve vazhdon të mbetet në krye duke e ruajtur dallimin e 11 pikëve me përcjellësin më të afërt, Napolin, dhe në qoftë se shënon fitore edhe javën e ardhshme ndaj Palermos, atëherë bardhezinjtë do ta sigurojnë titullin e kampionit edhe tre javë pa përfunduar stinori.