Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - LLAPI

Pefqeli në kohën shtesë, Llapi mposht kampionin

Pefqeli në kohën shtesë, Llapi mposht kampionin


2 October, 2019 @16:30

Në mënyrë dramatike është mbyllur ndeshja kryesore e ditës së sotme në Superligë.

Skuadra e Llapit ka arritur që në minutat e fundit ta sigurojë fitoren ndaj Feronikelit vendas, për ta bërë kështu një hap tejet të rëndësishëm në luftën për titullin kampion.

TABELA AKTUALE

Ishte Mentor Zhdrella ai që e hapi serinë e golave në këtë takim, duke ia dhënë llapjanëve epërsinë 0-1 në minutën e 40’, ndërkohë që për Feronikelin barazimi erdhi nga zëvendësuesi Mevlan Zeka, i cili shënoi me kokë në minutën e 81’ pas krosimit nga Yll Hoxha. Gjithsesi, largimin nga fusha me një pikë kampionit aktual të Kosovës ia mohoi Mërgim Pefqeli. Mesfushori, që gola vendimtar kishte shënuar edhe sezonin e kaluar për Prishtinën, e gjeti rrjetën në minutën e dytë të kohës shtesë pas asistimit nga Ramadani, për t’ia dhënë Llapit fitoren 1-2.

Kjo fitore bën që skuadra e Tahir Batatinës të jetë në krye të tabelës të paktën përkohësisht, kurse Nikli tash bie nën Llapin në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga