GJILAN
Penalltia vendos
7 November, 2015 @15:06
Një penallti e akorduar 15 minuta para fundit të ndeshjes për Gjilanin, që u realizua nga Besnik Krasniqi, ka qenë e mjaftueshme për t’i sjellë ekipit bardhekuq fitoren e parë nën drejtimin e Bylbyl Sokolit.
Gjilani me këtë fitore ka tubuar tashmë 24 pikë, ndërsa Drenica ka regjistruar humbjen e gjashtë të stinorit.
Rastet më të mira gjatë ndeshjes i kanë pasur Isa Eminhaziri për Gjilanin në pjesë të parë, ndërsa Taulant Dajaku për mysafirët - raste këto që shkuan më kot.
Në xhiron e ardhshme, Gjilani pret Hajvalinë, derisa Drenica Ferronikelin.
Video