Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VILLARREAL - ROMA

Pepe mban gjallë Arsenalin, finalisti vendoset në Londër

Pepe mban gjallë Arsenalin, finalisti vendoset në Londër


29 April, 2021 @23:11

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sonte në Spanjë, ku Villarreali e mposhti 2-1 Arsenalin në duelin e tyre të parë gjysmëfinal në Europa League. Ky takim vendosi përballë Arsenalin ndaj ish-trajnerit të tyre, spanjollit Unai Emery, që trofeun e Europa Leagues e ka fituar plot 3 herë me skuadrën e Sevillës.

Spanjollët pjesën e parë e mbyllën me epërsi 2-0 falë golave të Trigueros dhe Albiolit, por gol mjaft të rëndësishëm në terrenin mysafir për Arsenalin shënoi Pepe nga pika e bardhë, për ta bërë sfidën e dytë në Londër mjaft interesante. Golin Arsenali e gjeti kur ishte me 10 lojtarë në fushë (73’).

Të dyja skuadrat këtë takim e mbyllën me nga 10 lojtarë. Ceballos i Arsenalit u përjashtua nga loja në minutën e 47’, e më vonë u përjashtua edhe Capoue i vendasve (80’).

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Londër, e fituesi i këtij dueli në finale do të luajë me fituesin e duelit Manchester United - Roma, ku United ka epërsi 6-2 pas ndeshjes së parë.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League