Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Për 5 javë e kryejnë stinorin, PL me plan të qartë për vazhdim

Për 5 javë e kryejnë stinorin, PL me plan të qartë për vazhdim


13 April, 2020 @13:25

Premier Liga mund të kompletojë stinorin 2019/20 në një fazë maksimalisht pesë-javëshe, ka bërë të ditur The Telegraph sot.

Të gjitha skuadrat e elitës pritet t’i zhvillojnë nga dy ndeshje për javë dhe brenda 35 ditëve të kryejnë kampionatin.

Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë për shkak të pandemisë coronavirus. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 92 ndeshje, ku 16 skuadra kanë nga nëntë, ndërsa katër skuadra nga 10 ndeshje për të zhvilluar.

”Çdo ekip pritet t’i luajë dy ndeshje për javë, brenda 35 ditëve, me diskutime në vijim cila prej tyre të transmetohet. Gjithashtu do të bëhet edhe ri-programimi i kalendarit të ndeshjeve për FA Kupë,” ka bërë të ditur gazeta në fjalë në artikull.

Ekipeve u është të kërkuar të sigurojnë dhe dezinfektojnë stadiumet e tyre, e nëse kjo nuk arrihet te të gjithë, atëherë ndeshjet mund të luhen në Wembley, sipas rasteve edhe disa sosh në një ditë.

Në momentin e ndërprerjes së Premier Ligës për shkak të pandemisë, Liverpool udhëhiqte ligën me 82 pikë, 25 pikë më shumë sesa Manchester City ndjekës.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League