VOTAT E SUPERYJEVE

Foto: fifa.com
Për kë votuan Messi e Cristiano?
11 January, 2016 @23:10
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë qe sa kohë në qendër të vëmendjes në futbollin botëror.
Dyshja në fjalë përveç se ka qenë në finale për Topin e Artë 2015, si kapitenë të reprezentacioneve të tyre, ata kanë votuar për dikë.
E shihni si kanë shkuar votat e tyre.
Lionel Messi ka votuar për bashkëlojtarët e tij nga Barcelona, kurse Cristiano Ronaldo, për bashkëlojtarët e tij nga Real Madrid.
Votat e Lionel Messit: Luis Suarez 5 pikë; Neymar 3 pikë; Andres Iniesta 1 pikë;
Votat e Cristiano Ronaldos: Karim Benzema 5 pikë; James Rodriguez 3 pikë; Gareth Bale 1 pikë;
Topin e Artë 2015 e fitoi Lionel Messi, ndërsa Cristiano Ronaldo ishte i dyti.