Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Për kualifikimet e Botërorit, shqyrtohet rikthimi i “Dardanëve” në tribuna

Foto: FFK

Për kualifikimet e Botërorit, shqyrtohet rikthimi i “Dardanëve” në tribuna


Teskti: FFK

2 February, 2021 @14:25

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku të pranishëm ishin edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja dhe drejtuesit e tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha e Lik Berisha.

Ministri Zemaj shprehu mirënjohje për punën e mirë që po bënë Federata në krye me presidentin Ademi dhe e falënderoi atë për menaxhimin e mirë të situatës me pandeminë dhe zhvillimin e të gjitha aktiviteteve gjatë kësaj periudhe.

Presidenti Ademi po ashtu e falënderoi ministrin Zemaj për kontributin e tij në kohën e pandemisë dhe mbështetjen që i dha futbollit me të gjitha institucionet shëndetësore.

Takimi ishte i fokusuar për gjetjen e mundësisë së rikthimit të tifozëve në numër të reduktuar në stadium për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 që nisin në mars, në mënyrë që Kombëtarja ta ndjejë sadopak atmosferën që dinë ta krijojnë tifozët Dardanët.

Kreu i FFK-së i kërkoi ministrit Zemaj ta shqyrtojë mundësinë e rikthimit të tifozëve në stadium me institucionet tjera relevante. Rreth kësaj çështje ministri Zemaj tha se do të veprohet varësisht nga situata, teksa kërkoi një model nga vendet evropiane, që ka qenë funksional dhe i cili do të mund të aplikohej edhe në Kosovë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga