BARCELONA

Për të mos rënë mëposhtë, fitorja patjetër
27 November, 2021 @9:08
Mediat spanjolle veçse kanë nisur presionin ndaj Xavi Hernandez që drejtoi Barcelonën në dy ndeshje dhe po kërkohet fitorja e parë si mysafir për ekipin.
Xavi do të debutojë për herë të parë si trajner në një ndeshje si mysafir me katalonasit dhe atë ndaj Villarrealit që vjen i dëshpëruar nga humbja prej Manchester United në Champions League.
Barcelona nuk ka humbur te Villarreal që prej stinorit 2007/08 në ligë si mysafir, ndërsa Xavit i kërkohet fitorja për të mos mbetur edhe më larg liderit dhe pozitave që dërgojnë në Ligë të Kampionëve.
“Kjo ditë duhet të jetë dita e fitores së parë si mysafir për Xavi, ashtu që ekipi të rritet, të ngritet në renditje dhe të mos mbetet pas kryesuesve,” ka shkruar Sans për MD.
Villarreal i 12-ti në renditje me 16 pikë pret Barcelonën, të shtatën në renditje me 20 pikë, në Ceramica sonte me fillim prej orës 21:00.