Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI

Përballjet para çerekfinales, hidhet shorti

uefa.com

Përballjet para çerekfinales, hidhet shorti


27 February, 2015 @13:25

Pak më parë u hodh edhe shorti i së tetës së finales në Europa League ku u përcaktuan çiftet që do të përballen në këtë raund të garave. 

Pesë ekipe italiane në short, dhanë atë që pritej, pasi që ishte tejet vështirë të shmangej një duel italian në këtë raund - e kjo doli të jetë edhe më interesantja e këtij raundi, Fiorentina-Roma. 

Përkundër se ishin dy spanjollë në short, edhe për këta shorti deshi që të përballen mes vete, kështu Sevilla i shkon në konak Villarealit në ndeshjen e parë. 

Interi i Xherdan Shaqirit kësaj radhe do të ketë punë më të vështirë, pasi që ka punë me Wolfsburgun gjerman në formë, derisa Besiktas, që la pa bukë Liverpoolin mbrëmë do të përballet me Bruggein belg. 

Mëposhtë, janë të gjitha çiftet e shënuara si dhe ndeshjet e para i luajnë si vendas skuadrat e para, derisa ato të kthimit një javë më vonë te të dytat.



Shorti i së tetës së finales:

Brugge BEL - Besiktas TUR Napoli ITA - Dinamo RUS Villareal SPA - Sevilla SPA Wolfsburg GER - Inter ITA
Zenit RUS - Torino ITA Dnipro UKR - Ajax HOL Everton ANG - Dynamo UKR Fiorentina ITA - Roma ITA

 
Të gjitha lajmet nga