FERONIKELI
Përfaqësuesi i Gambisë transferohet te Nikli
14 January, 2020 @16:00
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Feroniklit ka njoftuar opinionin me përforcimin më të ri.
Bëhet fjalë për sulmuesin Basiru Mbye, futbollist që te Nikli vjen nga Oostende B, një ekip i njohur i futbollit belg. Gjatë gjysmësezonit të kaluar aty sivjet, Mbye shënoi plot 16 gola dhe kishte 2 asistime.
Para Oostendes B, ai kishte luajtur për ekipin e dytë të Lokerenit, gjithashtu në Belgjikë, me të cilin kishte arritur të realizojë 28 gola dhe 7 asistime.
Sa i përket ekipit përfaqësueses, sulmuesi 183 cm i gjatë është ftuar edhe përfaqësuesja A e Gambisë, shtet të cilin ai e ka përfaqësuar edhe me grupmoshat më të reja.