TRANSFER
Përfaqësuesi i Malit të Zi përforcon Lirinë
28 January, 2020 @18:41
Vazhdojnë përforcimet te te Liria.
Pas ardhjes së kryetrajnerit Skënder Shengyli dhe treshes Fatih Karahoda, Qëndrim Gashi dhe Behar Dina, Liria sot ka zyrtarizuar përforcimin e radhës.
Bëhet fjalë për malazezin Blazho Igumanoviq, i cili luan si mbrojtës i majtë dhe ka karrierë në shumë shtete të ndryshme. Igumanoviq, 34-vjeçar, gjatë karrierës së tij ka luajtur për Rudarin, Sutjeskën, Lovcenin e Buduqnostin në Mal të Zi, Astanën në Kazakistan, Montanën në Bullgari e Zawiszan në Poloni.
Ndërkohë, lojtari në fjalë ka edhe 2 paraqitje me përfaqësuesen seniore malazeze në futboll.
Lirinë Igumanoviq e gjen 2 pikë larg kreut të Ligës së Parë, me gjasa reale për inkuadrim në Superligë.