LIRIA
Liria rikthen 3 ish-lojtarët e saj
24 January, 2020 @16:18
Skuadra prizrenase, Liria, para pak çastesh ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me 3 ish-lojtarët e saj.
Fatih Karahoda, Qëndrim Gashi dhe Behar Dina, u rikthyen përsëri te Liria.
Liria ditë më parë e kishte rikthyer edhe trajnerin Skender Shengyli në krye të skuadrës.
Liria aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Ligën e Parë me 26 pikë, dy më pak se lideri Besa.