Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIANCOCELESTI

Përforcohen në vendin e dytë

REUTERS/Giampiero Sposito

Përforcohen në vendin e dytë


5 January, 2013 @23:08

Vitin 2013, ekipi i Lorik Canës e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe pse vështirë, ata kanë arritur që të shënojnë fitore ndaj Cagliarit në stadiumin Olimpik të Romës 2-1. 

Golin e parë në Serie A, në vitin 2013 e shënoi sulmuesi i Cagliarit, Marco Sau, që në minutën e 62-të të ndeshjes kaloi në epërsi ekipin e tij. Mirëpo biancocelestët kanë arritur të rikthehen në lojë dhe të shënojnë fitore në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes me golat e mbrojtësit Abdoulay Konko dhe Antonio Candrevas nga penalltia. 

Kosovari Lorik Cana gjatë tërë ndeshjes ka qëndruar në bankën rezervë, derisa Lazio është përforcuar në vendin e dytë të tabelës me 39 pikë, 4 më shumë se Fiorentina e Interi që gjendet poshtë saj. 

REZULTATET

Catania - Torino 0-0

Lazio - Cagliari 2-1


 
Të gjitha lajmet nga