LA LIGA

REUTERS
Ngritet Valencia
5 January, 2013 @22:17
Valencia ka vazhduar ngritjen në tabelën e La Ligas edhe në Vitin e Ri. Ata sot kanë mposhtur Granadan në stadiumin Los Carmenes me rezultat 1-2.
Lakuriqët në fakt kanë qenë në disavntazh, mirëpo kanë arritur të kthehen në lojë duke shënuar fitore me golat e Jonasit dhe Pablo Piattit.
Me këtë fitore ekipi i Ernesto Valverdes ka dalë në pozitën e shtatë të tabelës dhe ka 27 pikë pas 18 xhirove të zhvilluara.
Në ndeshjen e posapërfunduar, Deportivo La Coruna ka arritur të mposht Malagan 1-0 me anë të golit të vetëm të shënuar nga Pizzi. Me këtë fitore ekipi nga La Coruna ka kaluar në pozitën e parafundit të tabelës dhe ka 15 pikë, sa kanë edhe Celta Vigo e Espanyol që gjenden mbi ata.
REZULTATET:
Zaragoza - Betis 1-2
Levante - Bilbao 3-1
Granada - Valencia 1-2
La Coruna - Malaga 1-0