XHIROJA 1

Përfundon pritja, Superliga 2021/22 fillon me 3 ndeshje
21 August, 2021 @9:43
Stinori 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll, fillon st me 3 ndeshje.
Drita - Feronikeli, Drenica - Gjilani dhe Llapi - Ulpiana, nga ora 17:00 do ta hapin stinorin e ri.
Nënkampionja aktuale, Drita, do të jetë favorite ndaj Feronikelit, pasi që është e përgatitur dhe me përvojë nga Conference League, pritet ta hap stinorin me fitore.
Feronikeli dje i zyrtarizoi 9 përforcime, pasi që është UEFA ka liruar bllokadën e transferimeve.
Drenica e pret Gjilanin në stadiumin “Bajram Aliu”. Pritet të jetë një ndeshje interesante. Gjilani në këtë afat kalimtar është forcuar dhe i kërkon pikët e plota në Skenderaj, derisa edhe Drenica nuk do të jetë kafshatë e lehtë sivjet.
Pas triumfit në Superkupë, Llapi kërkon pikët e plota edhe kundër Ulpianës. Djelmoshat e trajnerit Tahir Batatina, do të jenë favoritë ndaj debutuesit e Superligës.
Të gjitha këto ndeshje mund t’i përcjellni nga ora 17:00 në linkun e mëposhtëm: