RREGULLAT DHE MASAT ANTI COVID 19

Drita njofton për rregullat se si mund të shikohet ndeshja në stadium
20 August, 2021 @17:08
Ish-kampionja e Kosovës, Drita, përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë në Facebook ka bërë të ditur për rregullat se si “Intelektualët” do të mund të hynë në stadium për të parë ndeshjen e parë të stinorit.
Drita pret Feronikelin në krizë të shtunën më 21 gusht në përballjen që nis prej orës 17:00.
Bileta për ndeshje kushton 2 euro.
“Ju njoftojmë se të gjithë ata që nisen nesër drejt stadiumit për shkak të masave të reja të Qeverisë së Kosovës duhet: 1. të kenë maskat mbrojtëse, 2. të jenë të vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID19, apo të kenë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë, 3. brenda stadiumit duhet të mbajnë distancën fizike,” ka bërë të ditur njoftimi i lëshuar nga ana e klubit.