SPANJA

Enrique tregon datën për listën ndaj Kosovës
20 August, 2021 @12:08
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, përmes një njoftimi të lëshuar nga Federata spanjolle ka bërë të ditur datën kur do të dalë me listën e lojtarëve të ftuar për ndeshje të Spanjës ndaj Kosovës, që luhet më 8 shtator në Fadil Vokrri të Prishtinës.
Kështu, sipas njoftimit lista e lojtarëve të ftuar të Spanjës për këtë ndeshje dhe të tjerat të fazës grupore për kualifikime drejt Katarit 2022, do të bëhen të ditura më 26 gusht me fillim prej orës 11:30 në një konferencë për shtyp, që do të transmetohet direkt në të gjitha kanalet zyrtare të Federatës së vendit që nuk e ka pranuar ende Kosovën si shtet.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT AKTUALE
Kujtojmë, nga ndeshjet e para të Grupit B, Spanja ka barazuar me Greqinë 1-1 dhe ka mposhtur Kosovën 3-1, ndërsa të përzgjedhurit e Bernard Challandes kanë regjistruar dy humbje. Pos Spanjës, dardanët janë mposhtur edhe nga Suedia në shtëpi, 0-3.
Ndërkaq, Kosova do ta ketë shtatorin e stërngarkuar me 3 ndeshje. Më 2 shtator është mysafir i Gjeorgjisë, më 5 pret Greqinë, ndërsa më 8 Spanjën.